Kaosi vijon të shoqërojë prej orësh Korenë e Jugut, e cila tashmë ndodhet në një situatë të pazakontë.
Teksa presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e luftës, parlamenti u mblodh me urgjencë dhe votoi për të shpallur këtë vendim të kreut të shtetit të pavlefshëm.
Votimi u krye në një situatë aspak normale, pasi parlamenti ishte rrethuar nga forca të shumta policie dhe ushtarake pas vendimit të Yoon Suk Yeol.
Sipas ligjit të Koresë së Jugut, qeveria duhet të anulojë gjendjen e luftës nëse shumica e Asamblesë Kombëtare e kërkon këtë me anë të një votimi. I njëjti ligj gjithashtu ndalon komandën ushtarake të urdhërojë arrestimin e deputetëve.