Kryeministria e Britanisë, Theresa May, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme do ti ndihmojnë edhe më shumë Mbretërisë së Bashkuar për daljen e saj nga Brexit.
“Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme do të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar që të ketë një sukses në Brexit dhe të sigurojë një siguri afatgjate”, ka thënë Theresa May.
Në një intrvistë për BBC ajo ka thënë se ka ndërruar mendje për çështjet që janë duke ndodhur kohët e fundit.
“Dhe për këtë i kam kërkuar publikut të më besojnë edhe për një mandat tjetër për ti japë Britanisë edhe një “dorë të fortë”, ka thënë ajo.
Kryeministrja britanike, Theresa May gjatë ditës së djeshme i ka kërkuar parlamentit që më 8 qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme, për të fituar kështu një mandat të drejtë përdrejtë për të udhëhequr vendit pas Brexit, divorcit me BE-në.
Kjo cilësohet një lëvizje surprizë e kryeministres britanike.
Mirëpo kj mediat britanike kanë shtruar disa çështje pse kjo thirrje për zgjedhje të parakohshme?
Kryeministrja ka qenë në presion pas kërkesave për referendum dhe rebelimit në rritje për planin e saj të shkollave. Duke folur në konferencën për shtyp May tha: “Vendi është bashkë, por Westminster jo”.
Votimet e rregullta në Britani janë të parapara për vitin 2020. /Insjaderi.com