Më 18 prill pritet të bëhet votimi i fundit për LIBERALIZIMIN e vizave të kosovarëve.
Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënës i Parlamentit Europian, Ojamo Janne.
Se kështu do të ndodhë e thotë edhe faqja e Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) në Twitter, aty ku ka publikuar agjendën për datat 17-20 prill.
This week in #Eplenary (17-20/4)
— LIBE Committee Press (@EP_Justice) April 14, 2023
– Short-stay visa freedom between 🇪🇺 and Kosovo🇽🇰 (rapp. @thijsreuten): endorsement Tue
– Resolution on progress towards a horizontal anti-discrimination directive (rapp. @AliceBahKuhnke): vote Wed
1/5
Komiteti LIBE njofton se më 18 prill në planin e ditës do të jetë votimi i vizave për kosovarët, që parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00, shkruan Gazeta Insajderi.
Ky votim do të ndodh pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.
Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi.
Shiko edhe:
@insajderiinsajderi #shqiptare #shqipe #kosova #montenegro #tiktokkosova #gjuhashqipe #shqip #kosovaisalbania #fyp #viral #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound – GazetaInsajderi
Ndryshe, krejt në fund Akti ligjor do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.
…dhe pasi vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi do të duhej të ndodhë Liberalizimi i shumë pritur për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndryshe, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen.
Kosova, ashtu si edhe Bosnje e Hercegovina, ka vetëm Marrëveshje Stabilizimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok.
Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërkaq, i kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe: