Parlamenti Evropian: Asociacioni të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti Evropian: Asociacioni të krijohet në bazë të Kushtetutës së Kosovës

    Insajderi
    27 February 2017 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti Evropian kërkon nga autoritetet kosovare “menjëherë të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe sipas marrëveshjes së nënshkruar me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian”.

    Gjithashtu, në propozim të rezolutës mbi Kosovën, të cilën duhet ta miratojë Këshilli për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, theksohet se këtë duhet bërë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, deputetja austriake Urlike Lunaçek, e ka përpiluar raportin i cili ka shërbyer si bazë për propozim të rezolutës. Në të i bëhet thirrje pesë anëtarëve të BE-së të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë, me pohimin se kjo do t’i kontribuojë normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

    Po ashtu kërkohet urgjentisht nga udhëheqësit e bashkësisë serbe në Kosovë që pozitën dhe rolin e vet të përfshinë në mënyrë të plotë në institucionet kosovare, të ndahen nga Beogradi dhe të punojnë në mënyrë konstruktive, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    Në dokument i cili do t’i prezantohet Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentin Evropian, theksohet shqetësimi për ekzistimin e mëtejmë të strukturave paralele serbe dhe kërkohet largimi i tyre, shkruan Gazeta Metro.

    Deputetët evropian shprehin kënaqësinë për shkak të lidhjes së marrëveshjes Kosovë – BE për hyrje, dhe theksojnë se “është shqetësuese se Kuvendi i Kosovës është në ngecje në ratifikimin e marrëveshjes mbi kufirin me Malin e Zi”. Thonë se liberalizimi i regjimit të vizave të BE-së për qytetarët e Kosovës është e mundur vetëm kur autoritetet kosovare e plotësojnë edhe këtë dhe kushtet e mbetura.

    Kushti i dytë kyç është, siç është nënvizuar, “që të arrihen rezultatet prekëse në dënimin e personave të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar”.

    Eurodeputetët përsëri shprehin shqetësimin për shkak të ngecjes në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se që këto nuk i janë nënshtruar drejtësisë e sidomos në veri të Kosovës.

    Ata njëkohësisht përshëndesin atë që Kosova e ka fituar statusin e vëzhguesit në Këshillin e Evropës dhe i bëjnë thirrje Serbisë që të mos ndërhyjë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe regjionale.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark