​Parlamenti Evropian shkarkoi nënpresidenten Kaili për shkak të akuzave për korrupsion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Parlamenti Evropian shkarkoi nënpresidenten Kaili për shkak të akuzave për korrupsion

    Insajderi
    13 December 2022 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti Europian shkarkoi sot nga posti i nënpresidentes Eva Kaili e dyshuar për korrupsion.

    Për përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit grek votuan 625 deputetë, një ishte kundër, ndërsa dy abstenuan.

    Për të hequr Kaili nga pozicioni i njërit prej 14 nënkryetarëve të PE-së, kërkoheshin votat e dy të tretave të eurodeputetëve.

    Kaili ishte mes katër personave të arrestuar dhe të akuzuar në Belgjikë gjatë fundjavës për akuzat se Katari u kishte dhënë para dhe dhurata për të ndikuar në vendimmarrje.

    Ata do të dalin nesër në gjykatë. Kaili i ka mohuar akuzat, ashtu si edhe Katari.

    Nga e premtja deri dje, hetuesit belgë kryen 20 kontrolle për shkak të hetimit për pastrim parash dhe korrupsion në PE, raporton BBC.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark