Parlamenti Evropian vendos mekanizëm të veçantë për suspendimin e vizave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti Evropian vendos mekanizëm të veçantë për suspendimin e vizave

    Insajderi
    07 July 2016 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti i të Drejtave Civile, Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të Parlamentit Evropian janë pajtuar sot (7 korrik) që lëvizja e lirë pas liberalizimit të vizave për qytetarët që nuk i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian, mund të suspendohet në raste të veçanta.

    Deputetët e Parlamentit Evropian  kanë vendosur sot se Bashkimi Evropian duhet ta ketë një mekanizëm të suspendimit të  lëvizjes së lirë për qytetarët që nuk i përkasin BE-së, në rast të ndonjë emergjence siç mund të jetë abuzimi me lëvizjen e lirë për vendet përkatëse që nuk janë pjesë e BE-së.

    Ky mekanizëm suspendimi do të aplikohet për të gjitha vendet jo të BE-së të cilat kanë marrëveshje për lëvizje të lirë me BE-në.

    Siç njofton lajmi.net, së fundi BE-ja ka rekomanduar lëvizje të lirë në zonën Schengen për Kosovën, Ukrainën  Gjeorgjinë, ndërkohë që vendimi pastaj duhet të aprovohet nga vendet anëtare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark