Mark Zuckerberg i ftuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të eurodeputetëve iu përgjigj atyre vetëm në mënyrë të përgjithshme ose nuk dha përgjigje për një sërë pyetjesh. Deputetët e parralajmëruan për krijimin e një monstre.
Deputetë të Parlamentit Evropian u shprehën të zhgënjyer për dëgjesën me shefin e Facebookut, Zuckerberg. Rrjedha e aktivitetit parashikonte që në fillim të bëheshin të gjitha pyetjet dhe pastaj ato të merrnin një përgjigje në grup.
Por shefi i Facebookut për shumë pyetje nuk dha përgjigje. Zuckerbergu u mjaftua me mini-deklarata të përgjithshme për disa nga temat e përmendura. Përgjigje të detajuara Facebooku do të japë më pas, u shpreh 31 vjeçari në fund të dëgjesës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Liberalëve, Verhofstadt paralajmëroi se Zuckerbergu mund të hyjë në histori si ai, që ka krijuar një monstër digjitale, që i shkatërron demokracitë tona.
Shkas për dëgjesën ishte përcjellja ilegale e të dhënave të Facebookut dhe përdorimi i tyre për shembull në fushatën elektorale të Donald Trumpit ose në votimin për Brexitin në Britaninë e Madhe.