×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti i Spanjës nis diskutimet për njohjen e Kosovës

    Insajderi
    25 June 2024 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti i Spanjës e ka nisur diskutimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    Kjo çështje është pika e tretë e  rendit të ditës të deputetëve spanjoll.

    Këtë nismë e mori grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” ku argumentohet se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.

    “Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që përdori të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe ky është një faktor destabilizimi i zonës në një kontekst të karakterizuar nga lufta në Ukrainë që kjo pjesë e Evropës po e përjeton me ankth të veçantë”, thonë nga “Junts” në memorandumin shpjegues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark