Të enjten në mbrëmje i riu nga komuna e Malishevës, Fazli Hoxha mbeti i vrarë ndërkaq dy vëllezërit e tij mbeten të plagosur.
Ngjarja ndodhi afër ujvarës Mirusha në Klinë teksa ata ishin për iftar me familje atje.
Hoxha ishte student i Universitetit të Prishtinës në fakultetin Juridik dhe ishte 23 vjeç.
Parlamenti Studentor përmes një postimi në facebook ka shprehur ngushëllime për familjen Hoxha.
“Në emër të të gjithë studentëve shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve për humbjen e më të dashurit të tyre”, thuhet në postimin e Parlamentit Studentor.