Parlamenti votoi kundër shkarkimit të presidentit të Maqedonisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti votoi kundër shkarkimit të presidentit të Maqedonisë

    Insajderi
    22 June 2016 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti i Maqedonisë e ka refuzuar kërkesën e opozitës për hapjen e procedurës së shkarkimit të presidentit, Gjorge Ivanov, pas disa javëve të protestave kundër tij.

    Pas një jave të debatit, mbrëmë ligjvënësit dështuan t’i arrijnë votat e nevojshme për ta mbështetur procedurën në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë.

    Socialdemokratët opozitarë patën kërkuar shkarkim pas vendimit kundërthënës të zotit Ivanov, për amnistinë e dhjetëra zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion. Kjo amnisti ka shkaktuar protesta në rrugë dhe dënim ndërkombëtar.

    Më vonë amnistia është tërhequr.

    Kërkesa në Parlamentin e Maqedonisë ishte mbështetur, po ashtu, edhe nga partneri në koalicionin qeveritar, partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark