Auditorët gjejnë parregullsi në tenderin për memorialin “Heroinat” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Auditorët gjejnë parregullsi në tenderin për memorialin “Heroinat”

    Insajderi
    30 June 2016 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prej memorialëve për të cilat është folur shumë në media, qysh prej konkursit dhe dështimit të tij në disa raste e deri tek debati për cilësitë artistike, Memoriali për Kontributin e Gruas gjatë Luftës 98’-99’ ka pasur edhe dallavere.

    Zyra e Auditorëve në raportin e saj për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka gjetur se tri pagesa në vlerë totale prej 29 mijë e 717 euro, për punë shtesë për projektin “Memoriali për kontributin e gruas gjatë luftës 98-99” ishin bërë nga buxheti për mallra dhe shërbime përkatësisht kodi ekonomik “13460 shërbime tjera kontraktuese”.

    Në vitin 2013 ishte nënshkruar kontrata për “Ndërtimi i Memorialit për nderimin e kontributit të gruas gjatë luftës në Kosovë 98-99” në vlerë 120 mijë eurove, raporton Insajderi.

    Sipas auditorëve, në vitin 2015, ministria ka vendosur t’i zgjeroj investimet në këtë projekt për 29 mijë  e 717 euro.

    “Realizimi i punëve është bërë me tre tender (sipas procedurës me kuotim të çmimeve) duke i shmangur procedurat e hapura të prokurimit”, shkruajnë auditorët, raporton Insajderi.

    Ndarja e tenderëve sipas kuotimit të çmimeve sipas auditorëve ndikon në uljen e konkurrencës dhe transparencës si dhe në zvogëlimin e afateve kohore për aplikim në tender dhe vlerë më të dobët për para krahasuar më procedurat e hapura.

    “Ministri duhet të siguroj një rishikim të hollësishëm pse kërkesat specifike të prokurimit nuk janë adresuar për të gjitha prokurimet dhe të identifikojnë masat e duhura për të siguruar që këto dobësi të identifikuara janë adresuar në mënyrë efektive”, thuhet në raport./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark