PD bllokon marrëveshjen e reformës në drejtësi - acarohet eurodeputeti Fleckenstein - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PD bllokon marrëveshjen e reformës në drejtësi – acarohet eurodeputeti Fleckenstein

    Insajderi
    21 July 2016 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të kthehen në Parlament për të votuar reformën në drejtësi derisa të arrihet një marrëveshje e re.

    Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, të drejtuar nga kryetari Lulzim Basha, i cili ka informuar deputetët mbi propozimin e ri të bërë nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin.

    Edhe pse është shfaqur në hyrjen e selisë së PD-së për të përcjellë deputetët, të fundit prej të cilëve ish-kryeministrin Berisha, Basha nuk ka dhënë për mediat detaje mbi propozimin e ri të diplomatëve.

    Ky bllokim i marrëveshjes, e cila pritej të miratohej si reformë e re e drejtësisë gjatë ditës së sotme, ka acaruar edhe eurodeputetin dhe raportuesin për Shqipëri në Bashkimin Evropian, Knut Fleckenstein.

    Para pak minutash, eurodeputeti Fleckenstein ka shkruar në rrjetin social Twitter:”Tani e kam propozimin e fundit në tavolinë (për Partinë Demokratike). Këshilla ime: Fundi i bisedimeve, votoni në parlament”.

     

    Sipas këtij paralajmërimi, reforma në drejtësi pritet të votohet sot në parlamentin e Shqipërisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark