Partia e Drejtësisë dënon sulmet në Bruksel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Drejtësisë dënon sulmet në Bruksel

    Insajderi
    22 March 2016 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Drejtësisë ka dënuar të martën sulmin terrorist në Bruksel duke thënë se duhet t’i përforcojmë përpjekjet tona për një siguri globale.

    Partia e Drejtësisë po ashtu thotë se kryerësit e këtyre akteve duhet dhënë dënimin e merituar.

    ”PD, shpreh edhe njëherë solidaritetin, mbështetjen dhe vendosmërinë tonë të palëkundur në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, që ka për qëllim cenimin e lirive dhe vlerave demokratike”, thuhet në një komunikatë për media të PD-së.

    Në orët e paradites, në tri sulme të ndara në Bruksel, kanë humbur jetën 34 persona dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.  Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë organizata terroriste ISIS./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark