Partia e Gruevskit: Mos arrestoni njerëz të pafajshëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Gruevskit: Mos arrestoni njerëz të pafajshëm

    Insajderi
    02 May 2017 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    VMRO-DPMNE  e udhëhequr nga Nikolla Gruevski u ka bërë thirrje institucioneve që të mos arrestojnë njerëz të pafajshëm duke u ngutur, siç thonë atë, për të treguar rezultat pas ngjarjeve të së enjtes.

    “Gjatë ditës së djeshme deri tek partia kanë ardhur informacione se janë arrestuar shumë njerëz të cilët nuk kanë bërë asnjë dhunë ose vepër penale, ndërsa policia i ka ndaluar, mbajtur me orë në stacione policore, ndërsa një pjesë e tyre u është shqiptuar masa e paraburgimit pa asnjë argument se kanë bërë vepër penale ose dhunë”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE.

    Ata thonë se Prokuroria Themelore Publike dhe gjykatat nuk duhet të kenë standarde të dyfishta për këto ngjarje nga ngjarjet ku u ushtrua dhunë mbi policët nga protestuesit shumëngjyrësh.

    “Nga informacione tona  mësojmë se disa personave u është shqiptuar masa e paraburgimit për delikte verbale pa ushtruar dhunë fizike”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE duke apeluar deri tek gjykatat që të kenë kujdes gjatë sjelljes së vendimeve.

    “Kujtojmë se shkaktues i revoltit tek popullata është LSD e cila 60 ditë jo vetëm që ka injoruar qytetarët të cilët në vazhdimësi kanë protestuar në mënyrë të qetë dhe demokratike”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark