Partia e Jabllanoviqit synon 10 deputetë: Lista Serbe veç i mori rrogat e nuk e tha asnjë fjalë për serbët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Jabllanoviqit synon 10 deputetë: Lista Serbe veç i mori rrogat e nuk e tha asnjë fjalë për serbët

    Insajderi
    05 December 2024 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Serbëve të Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kjo parti pretendon të fitojë 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    “Në mbledhjen e sonte të Bordit Kryesor të Partisë së Serbëve të Kosovës është marrë vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e PKS-së në zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovës. Partia e serbëve të Kosovës me kapacitet të plotë po i hyn fushatës dhe lufton për 10 mandate parlamentare që u takojnë serbëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Sipas tyre, deputetë e Listës Serbe vetëm kanë marrë rrogat, nuk kanë folur për serbët.

    “Qëllimi i PKS-së është që në Kuvendin e Kosovës të ketë serbë të cilët aktivisht do të marrin pjesë në punë dhe do t’i mbrojnë interesat e popullit serb, për dallim nga deputetët e mëparshëm që mbronin ekskluzivisht pagat e tyre të pafituara dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë për problemet e serbët nga kryeparlamentari”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark