Partia e kryeministrit i fiton zgjedhjet në Spanjë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Partia e kryeministrit i fiton zgjedhjet në Spanjë

    Insajderi
    27 June 2016 - 08:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konservatorët e Partisë së Popullit të kryeministrit Mariano Rajoy kanë fituar më së shumti ulëse në Parlament, por janë të pamjaftueshme për të formuar qeverinë e re spanjolle, sugjerojnë “exit-polle”-t.

    Ndërsa dy partitë e tjera të majta kanë siguruar ulëset për një gjë të tillë, në rast se vendosin që t’i bashkojnë votat. Koalicioni i majtë “Unidos Podemos” ka arritur të renditet e dyta, duke zhvendosur socialistët e PSOE në vendin e tretë, ndërsa Ciudadanos është e katërta. “Exit-polle” i realizuar nga TVE parashikon që Partia e Popullit të mos marrë më shumë se 124 ulëse në Parlament.

    Ndërsa, koalicioni “Unidos Podemos” pritet të marrë 95 ulëse, PSEO 86 dhe Ciiudadanos 32.. Sipas Kushtetutës spanjolle, një qeveri duhet të fitojë votëbesimin në Parlament me më shumë se 50 për qind të 350 deputetëve në total, pra 176 vota, përpara se të nisë detyrën e saj.

    E nëse kjo nuk arrihet, në votëbesimin e dytë që zhvillohet pas 48 orësh qeveria duhet të sigurojë 50 për qind të votave të hedhura në kuti, një zgjedhje kjo që u lejon partive edhe të abstenojnë në mënyrë që të lejojnë njërën prej tyre të marrë pushtetin në këmbim të lëshimeve të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark