Partia e Ministrit Elbert Krasniqi dënohet edhe një herë, përdori fëmijët në fushatë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Ministrit Elbert Krasniqi dënohet edhe një herë, përdori fëmijët në fushatë

    Insajderi
    07 February 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar sërish Iniciativën e Re Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga ministri Elbert Krasniqi. Kjo parti për të dytën herë u gjobit për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë.

    Gjoba që do ta paguaj kjo parti është 2000 mijë euro.

    “Pranohet e bazuar kërkesa Anr. 179-4 e datës 28.01.2025 e subjekti politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE) për rishikimin e vendimit të PZAP-it Anr. 179/2025 i datës 26.01.2025.

    II. Ndryshohet vendimit i PZAP-it A.nr. 179/2025 i datës 26.01.2025, ashtu që subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 2,000 (dymijë) euro”, thuhet në vendim.

    Në vendimi e PZAP thuhet se prania e fëmijëve në fushata përmban shkelje të rënda dhe se kjo parti ka përsëritur shkeljen e legjislacionit zgjedhor, prandaj edhe i është shqiptuar gjoba.

    “Përbënë shkelje të të drejtave te fëmijëve, shfrytëzim te tyre dhe nuk është ne interesin me te mire te fëmijëve, se veprimi që përben përsëritje të shkeljes për nga natyra është i njëjtë apo ngjashëm, subjektit politik që ka bërë shkelje të legjislacionit zgjedhor, që konsiston në faktin se subjekti politik IRDK, ka qenë i njoftuar me obligimet dhe përgjegjësit gjatë procesit të fushatës. Sa i përket lartësisë së dënimit, paneli pati parasysh faktin se subjekti politik IRDK është përsëritës i shkeljeve të theksuara si më lartë”, thuhet në arsyetim.

    Kjo nuk është hera e parë që kjo parti dënohet gjatë kësaj fushatë zgjedhore.

    Me 24 janar 2025, PZAP i kishte dhënë gjobë prej 1500 euro.

    Kjo pasi Kryetari i partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës-IRDK, kishte publikuar një video në “Facebook”, ku shihen fëmijë të mitur.

    Sipas ankesës së Subjektit Politik Partia Liberale Egjiptiane, Elbert Krasniqi, ka keqpërdorur fëmijët uke bërë prezantimin e kinse të arriturave gjatë mandatit të tij si ministër i MAPL-së.

    “Me datën 23.01.2025 PZAP-i, ka pranuar një ankesë nga Subjekti Politik Partia Liberale Egjiptiane, ku pretendohet se kryetari i partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës-IRDK, në të cilën theksohet se më datën 21.01.2025, në profilin e tij në facebook ka publikuar një video incizim përkatësisht Spot Politik, ku shihen fëmijët e moshës së mitur nën 16 vjeçare, në këtë mënyrë Elbert Krasniqi, në cilësi të kryetarit të IRDK-së, në këtë incizim ka keqpërdorur fëmijët e mitur kinse duke bërë prezantimin e kinse të arriturave gjatë mandatit të tij si ministër i MAPL-së. Më tej parashtruesi i ankesës ka theksuar se me këto veprime i njëjti, ka keqpërdorur fëmijët e mitur, sidomos ata të moshës nën 16 vjeçare, duke e ditur se fëmijët janë kategori e ndjeshme e shoqërisë dhe ekspozimi i tyre është i kundërligjshëm dhe bie ndesh me nenin 45, par.3 të Ligjit NR. 06/L-084 Për Mbrojtjen e Fëmijëve”, thuhet aty.

    Subjekti politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), gjobën e shqiptuar duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark