Partia e Ministrit Elbert Krasniqi dënohet nga PZAP-ja, përdori fëmijët në fushatë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Ministrit Elbert Krasniqi dënohet nga PZAP-ja, përdori fëmijët në fushatë

    Insajderi
    25 January 2025 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka dënuar me Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga ministri Elbert Krasniqi. Kjo parti është dënuar për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë.

    Gjoba që do ta paguaj është 1500 euro.

    “Pranohet e bazuar ankesa e subjektit politik Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Anr.143/2025 e datës 23.01.2025, ashtu që subjektit politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK),, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatë zgjedhore, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 1500 (njëmijepesëqind) euro”, thuhet në vendim.

    Në vendimi e PZAP thuhet se kryetari i partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës-IRDK, ka publikuar një video në “Facebook”, ku shihen fëmijë të mitur.

    Sipas ankesës së Subjektit Politik Partia Liberale Egjiptiane, Elbert Krasniqi, ka keqpërdorur fëmijët uke bërë prezantimin e kinse të arriturave gjatë mandatit të tij si ministër i MAPL-së.

    “Me datën 23.01.2025 PZAP-i, ka pranuar një ankesë nga Subjekti Politik Partia Liberale Egjiptiane, ku pretendohet se kryetari i partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës-IRDK, në të cilën theksohet se më datën 21.01.2025, në profilin e tij në facebook ka publikuar një video incizim përkatësisht Spot Politik, ku shihen fëmijët e moshës së mitur nën 16 vjeçare, në këtë mënyrë Elbert Krasniqi, në cilësi të kryetarit të IRDK-së, në këtë incizim ka keqpërdorur fëmijët e mitur kinse duke bërë prezantimin e kinse të arriturave gjatë mandatit të tij si ministër i MAPL-së. Më tej parashtruesi i ankesës ka theksuar se me këto veprime i njëjti, ka keqpërdorur fëmijët e mitur, sidomos ata të moshës nën 16 vjeçare, duke e ditur se fëmijët janë kategori e ndjeshme e shoqërisë dhe ekspozimi i tyre është i kundërligjshëm dhe bie ndesh me nenin 45, par.3 të Ligjit NR. 06/L-084 Për Mbrojtjen e Fëmijëve”, thuhet aty.

    Subjekti politik Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), gjobën e shqiptuar duhet ta paguaj në afat prej 15 ditëve./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark