×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e ministrit të Kurtit dënohet nga KQZ-ja, nuk tregoi ku u dërguan paratë që i nxorën kesh

    Insajderi
    05 August 2024 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në korrik të këtij viti ka shpërndarë gjoba për disa subjekte politike. Ndër të gjobiturat kanë qenë edhe IRDK, partia me të cilën udhëheq ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit.

    Në arsyet që ka dhënë KQZ’ja për gjobën në vlerë prej katër mijë eurosh, të datës 12 korrik, thuhet se më 17 tetor të vitit të kaluar nga llogaria bankare e subjektit politik janë tërhequr dy mijë euro, për të cilat partia e Elbert Krasniqit nuk ka dhënë ndonjë arsyetim, raporton Gazeta Insajderi.

    Me datën 17.10.2023, nga llogaria bankare e subjektit politik, janë tërhequr mjete financiare në vlerën (dy mijë) 2,000 euro, për të cilën tërheqje është dhënë arsyetimi për pagesën e faturave. Për tërheqjen e mjeteve financiare, subjekti politik nuk ka ofruar dokumentacion mbështetës që e arsyetojnë shpenzimin apo pagesën e faturave në fjalë”, thuhet në vendimin e KQZ’së.

    “Dështimi për të prezantuar dokumentacionin mbështetës për shpenzimet e bëra nga subjekti politik paraqet shkelje të nenit 15 të LFSP dhe dënohet në përputhje me nënparagrafin 4, paragrafi 6 i nenit 21 të LFSP”, vijon vendimi.

    IRDK është obliguar që pagesën ta kryejë përbrenda 30 ditësh. Në rast të mos-ekzekutimit të pagesës së gjobës, KQZ nuk i transferon mjetet financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike në shumën e gjobës së shqiptuar.

    Gjoba u shqiptuan edhe për partitë politike sikurse PDK’ja, LDK’ja e Lista Guxo në korrik të këtij viti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark