Partia e presidentit dorëzoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, Abazoviç: Ata që filluan procedurën nuk do të mbijetojnë politikisht – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e presidentit dorëzoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, Abazoviç: Ata që filluan procedurën nuk do të mbijetojnë politikisht

    Insajderi
    04 August 2022 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha sot në konferencën për media me rastin e 100 ditëve të para të qeverisë se nuk e di nëse qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por se e di se politikisht ata që iniciuan procedurën për votimin e mocionit të mosbesimit nuk do t’i mbijetojnë.

    “Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisën atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo më 19 gusht, në zgjedhje apo në zgjedhjet lokale në Podgoricë, një pjesë e atyre strukturave me siguri nuk do të mbijetojnë”, ka thënë Abazoviç.

    Ai shtoi se dyshon se ata që duan ta zëvendësojnë Qeverinë kanë 41 vota në Parlament.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    23 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark