Partia e Serbëve të Kosovës ka njoftuar se ka nisur fushatën e saj parazgjedhore duke prezantuar edhe kandidatin e saj për deputet nga komuna e Obiliqit.
Ky është njoftimi i tyre i plotë pa ndërhyrje:
Kryetari i Partisë Serbe të Kosovës Aleksandar Jabllanoviq dhe Sekretari i PKS-së Andrija Ignjatoviq kanë biseduar në Plemetinë, afër Obiliqit me të rinjtë serbë të cilët nuk po mendojnë të largohen nga Kosova.
Partia e Serbëve të Kosovës është e gatshme të prezantojë politikën e saj për mbijetesën dhe zhvillimin ekonomik të serbëve në Kosovë në të gjitha mjediset serbe.
Kandidati ynë për deputet nga Plemetina për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, z.Sasha Jovanoviq, është një mikpritës i respektuar dhe një djalosh i respektuar në zonën e tij, i cili e sheh të ardhmen e tij në Kosovë dhe në partinë e serbëve të Kosovës, opsionin e vetëm që lufton për atë të ardhme në mënyrë reale dhe të ndershme.