×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia e Vuçiqit në Kosovë kërkon shkarkimin e ministrit serb të mbrojtjes

    Insajderi
    17 May 2021 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjitha këshillat e Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit në Kosovë, të dielën kanë mbajtur takime në të cilat është marrë vendimi unanim që të kërkohet nga organet udhëheqëse shkarkimi i menjëhershëm i Nebojsha Stefanoviqit, ministrit të mbrojtjes së Serbisë, nga të gjitha funksionet partiake dhe shtetërore, ka kumtuar Lista Serbe.

    Siç pretendohet në kumtesë, këshillat partiake në Kosovë besojnë se kjo duhet të dërgojë një mesazh të qartë se “çdo anëtar i PPS është përgjegjës për punën e tij dhe se askush nuk ka të drejtë që me mosbindjen e tij të rrezikojë reputacionin që kjo parti e ka falë punës së zellshme, të përgjegjshme dhe të përkushtuar të presidentit tonë Aleksandar Vuçiq”.

    “Fuqia e Partisë Përparimtare Serbe qëndron në forcën e presidentit tonë Aleksandar Vuçiq, dhe rrezikimi i sigurisë së tij dhe anëtarëve të familjes së tij duhet të jetë përparësi në punën e të gjitha institucioneve të sigurisë në përputhje me ligjet e vendit tonë. Jo gatishmëria e disa individëve nga radhët tona për të mbrojtur drejtësinë, të vërtetën por edhe për të bërë gjithçka për të mbrojtur presidentin tonë flasin në favor të faktit se këta njerëz nuk e meritojnë besimin e anëtarëve të Partisë Përparimtare Serbe”, përfundohet në kumtesë për media./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark