Partia Fjala akuzon Goran Rakiqin për 'mohim të shtetësisë së Kosovës' - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia Fjala akuzon Goran Rakiqin për ‘mohim të shtetësisë së Kosovës’

    Insajderi
    27 June 2016 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Fjala e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për lejimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq të udhëtojë me targa provokuese të Republikës së Serbisë me veturë zyrtare.

    Kjo parti ka dënuar sjelljen e Rakiq, i cili ka shpërfillur ligjet e Kosovës dhe ka mohuar shtetësinë e saj, njofton kumtesa partiake.

    “Ne, Partia FJALA dënojmë fuqishëm sjelljen e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq, i cili mbrëmë rezistoj të i largoj targat e Serbisë nga Vetura zyrtare e Republikës së Kosovës 2Z. Sjellja e tij arrogante shkoj aq larg sa mohoj shtetësinë e Kosovës, duke thënë se “nuk kam nevojë të i largoj këto targa, ngase ashtu Kosova është pjesë e Serbisë”.

    Situatën edhe më të rëndë e bën fakti që Policia e Kosovës, u dorëzua para urdhrave të tij, me presionin që kishte nga Qeveria e Kosovës, që këtë Kryetar ta lejoj të hy në pikën kufitare ashtu si ai dëshiron, dmth me veturë zyrtare të Kosovës 2Z, por me tabela të Serbisë.

    Është e turpshme dhe e tepruar kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës që lejon dhe dorëzohet përballë kërcënimeve të një Kryetari serb, që paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës dhe që mohon shtetësinë e Kosovës dhe shkel ligjet e Kosovës”, thuhet në komunikatën e partisë Fjala. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark