×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia në pushtet shpenzoi 350 mijë euro për tre muaj, afro 260 mijë u ekzekutuan veç paga- DOKUMENT

    Insajderi
    22 October 2024 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se përgjatë periudhës së tremujorit të tretë të vitit i ka shpenzuar 351 mijë e 708 euro.

    Sipas të dhënave që Vetëvendosja ia ka dorëzuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), partia e Kurtit pati afro 258 mijë euro shpenzime të përgjithshme. Afro 195 mijë euro ishin vetëm paga, kurse 55 mijë euro qira për zyrë.

    VV’ja në anën tjetër i ka 29 mijë euro shpenzime në transport. 12 mijë euro në karburante, afro 14 mijë euro në transportimin e njerëzve/mallrave dhe tre mijë euro në mirëmbajtje të automjeteve.

    Po ashtu, 35 mijë euro i ka deklaruar si shpenzime për kategorinë “blerja e mallrave”. Këtu futen materiali harxhues, inventari i zyrës, si dhe ushqimi e pijet.

    Shpenzime të mëdha Vetëvendosja pati edhe në “përfaqësim”. 27 mijë e 652 euro totali.

    VV’ja i ka deklaruar gjithsej të hyra 2,3 milionë euro. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark