×
  • Lajme
  • Lajme

    Partia Radikale Serbe: Kompromisi me Kosovën, autonomi për shqiptarët dhe kaq

    Insajderi
    25 June 2021 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, dhe biri i kriminelit të dënuar të luftës Vojisllav Sheshel, Aleksandar Sheshel, ka thënë se PRS ende beson se nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit ishte një gabim.

    “Politika e qeverisë ndaj Kosovës ishte ambivalente, por në periudhën e mëparshme kishte lëvizje serioze për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë. Ne mbështesim dhe e përgëzoj më shtetin që arriti të bëjë që 19 vende të tërheqin njohjen e Kosovës. Ata bënë një punë e mirë edhe kur u parandalua që “e ashtuquajtura Kosovë të bëhet anëtare e Interpolit dhe UNESCO-s. Këto janë lëvizje që meritojnë lavdërim”, ka pretenduar biri i ultra nacionalistit serb Vojisllav Sheshel.

    “Ne besojmë se duhet të ketë unitet shtetëror për çështjen e Kosovës dhe nëse pozicioni i qeverisë është që Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë, një mendim i tillë duhet të ketë mbështetjen më të gjerë të mundshme në shoqëri”, ka thënë Sheshel.

    Ai gjithashtu ka thënë se Serbia duhet të mbështet tek aleatët e tyre që kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit – Rusia dhe Kina.

    “Ne besojmë se pozicioni i Serbisë në lidhje me kompromisin duhet të jetë autonomi për shqiptarët e Kosovës, që ata të kenë një president, një qeveri, dhe flamurin e tyre, por ekskluziviteti për qeverinë në Beograd duhet të mbetet ruajtja e kufirin shtetëror dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara si shprehje e subjektivitetit juridik ndërkombëtar”, ka shprehur ëndrrën e babait të tij, Aleksandar Sheshel./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark