Partitë Popullore Evropiane mesazh LDK-së: E dimë që po kaloni momente të vështira - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë Popullore Evropiane mesazh LDK-së: E dimë që po kaloni momente të vështira

    Insajderi
    28 May 2016 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka përshëndetur përmes një video mesazhi Kuvendin e Punës të Lidhjes Demokratike të Kosovës që u zhvillua sot në Prishtinë.

    E fjalia e parë që Daul ka thënë duke iu drejtuar LDK-së është një ngushëllim.

    “ Sigurisht do të keni nevojë për mbështetjen e familjes sonë politike, pasi që jeni duke kaluar momente të vështira”, ka thënë Daul, duke vazhduar më pas t’i drejtohet edhe vet personalisht kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

    “Mendoj te ju, posaçërisht për ju i dashur Isa Mustafa, sulmet ndaj teje, ku objekt sulmi jeni ju janë të papranueshme. Ju e dini se mund të llogaritni në ne dhe në ndihmën e partive popullore të djathta për t’i përballuar”, ka thënë Daul.

    Sipas presidentit të Partive Popullore Evropiane, në një vend demokratik, çdo opozitë është legjitime përderisa vepron me mjete paqësore dhe në mënyrë demokratike në kuadër të Parlamentit dhe në asnjë mënyrë me mjete të dhunshme në rrugë.

    “Por të mos fokusohemi në lajme të këqija”, ka thënë ai, teksa ka vazhduar të flas për punët sipas të mrekullueshme që janë bërë viteve të fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark