Partitë politike shqiptare në Preshevë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje për politike për bashkëqeverisje me këtë komunë, shkruan Insajderi.
Në këtë marrëveshje të lidhur ndërmjet PDSH-së, PDV-së, LR-së dhe UDSH-së, është pika kyçe ku do të zbatohet parimi i rotacionit për pozitën e kryetarit të Komunës së Preshevës që është 2:2 vjet të mandatit.
Jashtë kësaj marrëveshje ka mbetur partia Alternativa për Ndryshim e cila aktualisht ka udhëheqjen e kësaj komune me kryetar Shqiprim Arifi.
Sipas kësaj marrëveshje, dy vitet e para kryetar i Preshevës do të jetë nga radhët e PDC-së që është Afërdita Sinani ku zëvendëskryetar do ta ketë dikë nga PDSH, ndërsa dy vitet e tjera do të jetë nga radhët e PDSH-së që është Ragmi Mustafa ndërsa zëvendëskryetar do të jetë dikush nga PDV./ Insajderi.org