“Partitë tjera fituan për shkak të përzgjedhjeve të gabuara të Vetëvendosje” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Partitë tjera fituan për shkak të përzgjedhjeve të gabuara të Vetëvendosje”

    Insajderi
    21 November 2021 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dukagjin Gorani vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje ka gabuar në zgjedhjen e kandidatëve për kryetar të komunave, në bërjen e fushatës elektorale e edhe në qasje ndaj qytetarëve, që e cilëson arrogante e indiferente.

    Por pavarësisht këtyre, analisti politik Dukagjin Gorani në emision për “InDoks”, tha se partitë tjera që garuan nuk fituan falë punës së tyre por për shkak të gabimeve të Vetëvendosjes.

    Gorani tha se gjithë këto gabime LVV duhet t’i shërbejnë si leksion.

    “Unë mendoj që humbën për shkak të përfaqësimit të pamjaftueshëm ose përfaqësimit të dobët në kuptim të kualitetit, bëhet fjale për fushatë e cila është dalë të ketë qenë e gabueshme masi e murrët shembull LVV-se dhe kjo përsëri po them duhet të shihet si leksion, sido që ata e shohin po ka qenë menaxhim i dobët, ka qenë menaxhim i cili e ka dëmtu edhe imazhin e organizatës”, u shpreh ai.

    “…mendoj që fitorja e partive tjera që janë në opozitë në pushtet qendror ka qenë poashtu jo shumë edhe falë punës së vet, por shumë ma shumë falë zgjedhjeve ose zgjidhjeve të gabueshme që I ka ndërmarrë LVV, pra kandidatët e këtyre partive opozitare në masë të madhe janë dukë që janë shumë më të suksesshme dhe shumë më të besueshëm se që në fakt do të mund të ishin po të mos kishte aso përzgjedhje të gabueshme nga ana e LVV-së, kështu që gati e kanë pasur fitoren e garatunme në shumicën prej qendrave të mëdhaja”, u shpreh ai.

    Ai sqaron se si kandidatët e LVV-së binin ndesh me ideologjinë që kjo parti ka.

    “Është e vërtetë që oferta e kandidatëve pra përfaqësimi edhe percepsioni për vendosjen si organizatë me ideologji të caktuar binte ndesh. Pra, shkurt një send flet VV edhe dikush krejt tjetër e përfaqëson, Në rastin e zgjedhjeve lokale ajo u pa në mënyrën ndoshta më të drejtpërdrejt dhe ndoshta në mënyrën më brutale është ky dallim shumë i madh”, ka deklaruar Gorani për Indoks.

    Humbja i vije prej xhipave të zinj – Dokumentari i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark