Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputeti i partisë proserbe Frontit Demokratik, Strahinja Bullajiq ka deklaruar se njohja e “shtetit të rremë Kosovë” është turpi dhe poshtërimi më i madh i Malit të Zi në historinë e ekzistencës së tij.
I pyetur nga gazeta malaziase “Borba” sa është e natyrshme që Mali i Zi përpara t’i ndërtojë marrëdhëniet me Serbinë e pastaj me të tjerët, ai u përgjigj me kundër pyetje:
“Më pyetni a është e natyrshme që vëllai të jetë me vëllain? A është e natyrshme që vëllai përpara të kërkojë ndihmë nga vëllai i tij, të këshillohet me të apo me dikë i cili synon ta shkatërrojë?”
Në këtë kontest, ai ka pyetur se “a është e natyrshme të kërkohet ndihmë nga familja apo nga dikush i cili gjithmonë, duke mos zgjedhur mjete, ka kërkuar mënyrë se si ta shkatërrojë atë familje?”
Ai gjithshtu pretendon se “Mali i Zi është shtyrë me dhunë të hyjnë në NATO, përkundër dëshirës së popullit të Malit të Zi”. Të përkujtojmë, partia Fronti Demokratik, anëtari i të cilit është Strahinja Bullajiq është në koalicion qeverisës me Lëvizjen Qytetare “URA” të Dritan Abazoviqit./Insajderi.org.