Parulla për Zajednicën/ Molliqaj thotë se është arrestuar aktivistja e PSD-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parulla për Zajednicën/ Molliqaj thotë se është arrestuar aktivistja e PSD-së

    Insajderi
    16 November 2023 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se është arrestuar aktivistja e PSD-së Donjeta Demolli.

    Arrestimi i saj vjen pasi sot PSD ia ka ndërprerë fjalën kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Aty u panë pankarta me shkrime “pe don Zajednicën” si dhe “po e don pushtetin”

    Molliqaj përmes një postimi në “Facebook” kërkoi lirimin e aktivistes.

    “Pushtetit i Albin Kurtit, që Kosovës po ia sjell Zajednicën, po i pengon një parullë që e tregon të vërtetën për të. Po i pengon zëri i tij kur dikur e mohonte këtë Zajednicë. Po i pengon vetja kur shihet në pasqyrë! Por Albin Kurti e di më mirë se kushdo: nuk mund të ketë qetësi e normalitet, me Zajednicën që po ia sjell Kosovës. E mbase kjo po i pengon më së shumti. Kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistes së PSD-së Donjeta Demolli”, ka shkruar Molliqaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark