Pas më shumë se 10 orë sa ka zgjatur seanca e jashtëzakonshme për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të miratojnë një rezolutë për këtë çështje.
Me vetëm 47 deputetë të pranishëm në sallë, miratimi i një rezolute nëpërmjet së cilës kërkohej lirimi i menjëhershëm i Haradinajt por edhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, ka dështuar të miratohet./Insajderi.com