Ekipi londinez Arsenal ka kaluar në çerekfinale pas fazës së penalltive.
Me rezultat 1-0 në shtëpinë e tyre, Arsenalit iu desh të shkonte në vazhdime. As aty nuk shënuan.
Në ekzekutimin e penalltive asnjë nga lojtarët e Arsenalit s’ia huqën portës.
Mbrojtësi Wendell ia huqi penalltisë, pasi e priti portieri i “topçinjëve” Raya.
Më pas ishte Galeno që e huqi tjetrën penalti.
Arsenali shkon në çerekfinale për herë të parë pas 14 vitesh. /Insajderi.org/