Aktualisht janë 189 ushtarë portugezë në misionin e KFOR-t në Kosovë, raporton portali portugez publico.pt, njofton Insajderi.
“Ushtria portugeze do të jetë pjesëmarrëse në misionet e tjera të NATO-s, në vitin 2017”, ka thënë ministri i Mbrojtjes të Portugalisë.
Portugalia ka qenë pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë që nga korriku i vitit 1999, ndërsa KFOR aktualisht përbëhet nga rreth 5,000 ushtarë të kombësive të ndryshme. /Insajderi.com