Rreth 20 vite më parë, shkencëtarët e NASA-s filluar ndërtimin e gjeneratës së re të teleskopave, që do të ‘pensiononte’ teleskopin e sotëm, Hubble.
NASA ka njoftuar se ka përfunduar me sukses ndërtimin e teleskopit James Webb Space Telescope (JWST), që është dy herë më i madh se Hubble, me një pasqyrë 6.5 metra.
Sipas TechSot.Al, teleskopi i ri do të jetë gati për funksionim në Tetor të 2018-s, pasi Agjensia Hapësirone të ketë kryer testet e duhura.
“Sot, kremtojmë faktin që ndërtimi i teleskopit tonë ka përfunduar me sukses, dhe jemi gati t’a vemë atë në provë, për t’u siguruar që ai funksionon,” ka thënë John Mather, një astrofizikant që ka qënë dhe menaxheri i këtij projekti kaq të madh.
Ndërtimi dhe dizajni i JWST erdhi falë një bashkëpunimi midis NASA-s dhe kompani të tjera hapësinore Kanadeze dhe Evropiane. TechSot.Al përcjell se NASA do e lançojë teleskopin në hapësirë nga shteti i Guianas Franceze me anë të raketës Evropiane ‘Ariane 5’, dhe deri atëherë, i gjithë projekti pritet të arrijë shifrën 10 miliardë USD.
JWCT do të funksiojë përkrah teleskopit Hubble, që do t’u japë shkencëtarëve një pamje më të qartë të universit.