Pas 22 vitesh ndarje, Livia Brunga takon për herë të parë babain - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Pas 22 vitesh ndarje, Livia Brunga takon për herë të parë babain

    Insajderi
    23 April 2025 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Livia Brunga është bërë bashkë me të atin pas 22-vitesh ndarje! Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale!

    Rikujtojmë që në një moment prekës gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, ish-banorja Livia Brunga përjetoi një emocion të veçantë: pas 22 vitesh ndarje, ajo komunikoi për herë të parë me të atin përmes një lidhjeje Skype. Ky takim i papritur u bë i mundur nga produksioni i spektaklit, duke sjellë emocione të forta për Livian dhe banorët e tjerë të shtëpisë.

    Gjatë bisedës, Livia, e përlotur, i tha të atit: “Është ai zëri… që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab.” Babai i saj, i emocionuar, u shpreh: “Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderoje babin.” Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar një takim pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark