Pas 40 ditësh në gjendje kome, vdes punëtori që u rrëzua nga skela në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 40 ditësh në gjendje kome, vdes punëtori që u rrëzua nga skela në Pejë

    Insajderi
    24 April 2025 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë nga Istogu ka humbur jetën pas një periudhe të gjatë në gjendje kritike, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

    Selim Hajraj, rreth 57-vjeç, kishte pësuar lëndime të rënda më 15 mars pasi ishte rrëzuar nga një skelë gjatë punës në qytetin e Pejës.

    Që nga ajo ditë, ai ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku qëndroi në repartin intensiv për plot 40 ditë.Fatkeqësisht, mbrëmë ai ndërroi jetë.

    Pas konfirmimit të vdekjes, rasti është proceduar nga organet e rendit dhe Prokuroria, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    Varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 15:00.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark