
Aktorja amerikane Sarah Shahi dhe aktori australian Adam Demos, të njohur për rolet e tyre në serialin e njohur të Netflix Sex/Life, janë ndarë pas pesë vjetësh lidhje, raporton Page Six.
Edhe pse ende nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e ndarjes, burime pranë ish-çiftit kanë bërë të ditur se ishte Shahi ajo që vendosi t’i japë fund lidhjes me Demosin, transmeton Indeksonline.
Çifti u njoh në vitin 2020 gjatë xhirimeve të serialit Sex/Life, ku interpretonin një çift të dashuruar. Kimia e tyre në ekran kaloi shumë shpejt në jetën reale dhe ata e konfirmuan lidhjen në dhjetor të po atij viti, përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
Lidhja e tyre ishte shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, ndërsa ndarja vjen si një surprizë për fansat e çiftit dhe serialit. Deri tani, as Shahi dhe as Demos nuk kanë komentuar publikisht për ndarjen.