Kjo teori është shuam spekulative pasi është vështirë të mendosh se çfarë do të ndodh me Facebook pas 50 viteve, por çdo ditë e më shumë po rritet numri i personave të vdekur të cilët kanë llogari të hapur në Facebook, dhe me këtë rast po ngrihet pyetja sesi duhet trajtuar historinë digjitale dhe të respektojmë informacionet e personit të vdekur.
Parashikimi 50 vjeçar vjen nga një hulumtim i publikuar në Big Data&Society, të cilët i komplotuan trendet e rritjes së Facebook kunder projektit global të Kombeve të Bashkuara për rritjen e mortalitetit.
Ekipi i hulumtuesve nga Oxford ka zbuluar se edhe nëse askush nuk hap një llogari të re pas vitit 2018, faqja ende do të ketë 1.4 miliard përdorues të vdekur në vitin 2100.
Ky është një numri i madh i faqeve të regjistruara, dhe hulumtuesit argumentojnë se këto mund të bartin rëndësi të madhe historike.
“Facebook duhet të ftojë historianë, arkivistë, arkeolog për të marrë pjesë në procesin e kurimit të volumit të madh të informacioneve të mbledhura që një person i lë mbrapa kur të vdes” ka thënë hulumtuesi i Oxfors David Watson.
“Kjo nuk është vetëm për të gjetur një zgjidhje për vitet e ardhshme, por për dekada të tëra”, ka shtuar ai./Insajderi.com