Kanë kaluar 9 muaj që kur qyteti i Suharekës u tronditë nga një grabitje e armatosur. Disa persona u arrestuan, një mbeti i vdekur gjatë një aksioni të policisë e ndërkohë njëri prej tyre ishte arratisur. Bëhet fjalë për Korab Gashin, të cilin Policia e Kosovës arriti ta arrestojë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Policia përmes një komunikate për media njoftojë se për kapjen e Gashit ishte planifikuar një operacion, e i cili rezultoi me sukses. Tashmë ai ka përfunduar në pranga.
“Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024 gjatë një operacioni të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin e Grabitjes së argjendarisë në Suharekë. I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por si kishte ndodhur rasti?
Grabitja e armatosur në Suharekë ku cak i vjedhjes ishte argjendaria “Diakos”, u krye me 22 nëntor të 2023-ës rreth orës 15:45. Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur dhe kanë shkëmbyer zjarr me policinë.
Një patrullë policie kishte ndërhyrë, por që u sulmuan me armë nga grabitësit dhe për pasojë mbeti i plagosur polici Florim Bytyqi.
Të dyshuarit e kishin qëlluar, duke i shkaktuar plagë në këmbë.
Gjatë kësaj grabitje ishin vjedhur sasi ari në vlerë rreth 250 mijë euro.
@insajderiofficial #kosova #shqip #shqiptaret #albanian #fyp #viral #kosovoisalbania #policiaekosoves🇽🇰 ♬ Military – Florews
Katër të dyshuarit ishin arratisur nga vendi i ngjarjes dhe vetëm pastaj kanë arritur të arrestohen si shkak i aksioneve të njëpasnjëshme të policisë.
Të prangosur janë Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi, të dyshuar për veprën penale “Grabitje”, kurse Trim Baraku për “Armëmbajtje pa leje”. Në anën tjetër, Dukagjin Gashi kishte mbetur i vrarë gjatë një aksioni të policisë për t’i arrestuar të dyshuarit.
Ndërsa vetëm dje Policia arrestoi edhe personin e fundit të përfshirë në këtë grabitje, Korab Gashin, ky i fundit vëllai i të vrarit nga ky rast.
Lexo edhe: