×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pas 9 shkurtit dihet”- Bajqinovci e quan “film” operacionin e Prokurorisë në ministrinë e Liburn Aliut

    Insajderi
    08 October 2024 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka dalë me një qendrim publik menjëherë pas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, ku u njoftua lidhur me operacionin e sotëm tek ministria e Liburn Aliut nga radhët e VV’së.

    Bajqinovci përmes këtij postimi e ka quajtur operacionin “film” dhe ka thënë se pas 9 shkurtit “dihet”, duke iu referuar datës së zgjedhjeve nacionale, shkruan Insajderi.

    “Do të ketë filma deri me 9 shkurt. Pas 9 shkurtit dihet…”, ka shkruar Bajqinovci.

    Në aksionin e sotëm në objektin e MMPHI’së, policia ka arrestuar sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Izedin Bytyqin. Ai dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

    Policia po kërkon edhe N.F. për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark