Pas Abdixhikut e Shalës, kush është kandidati i LDK’së që u listua i treti më i votuari i Diasporës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas Abdixhikut e Shalës, kush është kandidati i LDK’së që u listua i treti më i votuari i Diasporës

    Insajderi
    02 March 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përditësimin e fundit në sajtin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 35.64% të votave nga diaspora.

    Nga këto vota, deri me tani Lidhja Demokratike e Kosovës del të jetë partia e dytë më e votuara duke marrë 5853 apo 28.40 për qind.

    Nga këto vota prinë kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me 5 mijë e 356 vota. Pas tij është Kujtim Shala me 3 mijë e 637 vota.

    Ndërsa i treti është renditur kandidati, Hysen Çekaj me 3 mijë e 571 vota nga Diaspora, shkruan Gazeta Insajderi.

    Hysen Çekaj nga votat e rregullta në Kosovë kishte marrë 11 mijë e 268 vota.

    Ndonëse emri i tij nuk është në top dhjetëshen më të votuar të kandidatëve për deputete, ai është listuar i treti në listën e kandidatëve të LDK’së nga votat e diasporës./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark