Pas akuzave për shkelje ligjore në teatër, tërhiqet njëra anëtare e Këshillit Drejtues – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pas akuzave për shkelje ligjore në teatër, tërhiqet njëra anëtare e Këshillit Drejtues

    Insajderi
    07 April 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Regjisorja kosovare, Marigona Bekteshi-Ferati ka disa ditë që publikisht ka shprehur pakënaqësitë Këshillit Drejtues të teatrit “Muharrem Qena”. Ajo akuzon anëtarët e KD-së për shkelje ligjore dhe thotë se në këtë institucion vazhdimisht ka pasur tendenca për kapje.

    Drama e nisur nga regjisorja, Bekteshi-Ferati dhe dramaturgia Albana Muja një muaj me parë, nuk ishte lexuar nga njëra anëtare e Këshillit, çka mundësoi që drama të shtyhet për një muaj.

    Bekteshi-Ferati potencoi se ky këshill dhe çdo vendim i marrë tregon tendencën për orkestrim.

    Gazeta Insajderi ka pranuar një informacion se njëra anëtare e Këshillit tashmë ka dhënë dorëheqje.

    Nga burime të sigurta Insajderi mëson se anëtarja që ka dhënë dorëheqje është Teuta Selmani.

    Insajderi ka kontaktuar me Selmanin dhe e njëjta konfirmoi se ka dorëzuar dorëheqjen dy ditë më parë.

    “Po, kam dhënë dorëheqje. Vetëm për arsye personale, jo diçka tjetër”, tha ajo për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark