Pas akuzës së rrejshme për persekutim të serbëve, Kurti - Vuçiqit: Jeni vendi që njiheni për gjenocid, vrasje e tortura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas akuzës së rrejshme për persekutim të serbëve, Kurti – Vuçiqit: Jeni vendi që njiheni për gjenocid, vrasje e tortura

    Insajderi
    08 February 2024 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur me kërkesë të Serbisë.

    Fjalën Kurti e mori pas një sërë akuzash të presidentit serb ndaj Kosovës.

    Kurti para të pranishmëve demantoi akuzat e Vuçiqit duke theksuar se Serbia është shtet i njohur për gjenocid e vrasje. Ai përmendi masakrën e Srebenicës e e atë të Kosovës.

    “Është një ironi shumë e thellë dhe njëfarë ndjenje dystopian për këto pretendime të rrejshme për persekutime nga një vend që  është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20 dhe pastaj kërcënimet autoritare ndaj paqes dhe sigurisë. Ky Këshill i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës në vitin 1993 për shkak të shkeljeve të rënda dhe krimeve sipas Konventës së Gjenevës”, ka thënë Kurti para të pranishmëve, përcjell Insajderi.

    “Serbia ka urdhëruar, planifikuar dhe kryer vrasje, tortuara, gjenocid në Srebenicë dhe në Kosovë”.  

    I pari i ekzekutivit potencoi se Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut.

    “Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumetnike dhe shumë-kulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumetnike për të gjithë”, u shpreh ai.

    Kurti ka përmendur luftën makabre që Serbia ka bërë ndaj Kosovës.

    Të fokusohemi te trajtimi nga Serbia i shqiptarëve etnikë atje sot. Fushata e spastrimit etnik që bëhet në mënyrë administrative… Qeveria serbe sistematikisht i ka hequr mbi 4 mijë e 200 shqiptarë etnikë nga regjistri civil në Medvegjë dhe mbi 2 mijë në Bujanoc. Kjo shlyerje e njerëzve ka pasoja të prekshme, viktimat nuk kanë qasje më në letërnjoftime, pasaporta, shërbime mjekësore, ndihmë sociale, transaksione pronësore, pensione dhe të drejta votimi, pra i bën ata të jenë pa shtet. Kjo fushatë është metodë e shpopullimit të shqiptarëve atje“, tha ai.

    Kurti theksoi se BQK po bën gjithçka që serbët në territorin e Kosovës, për të mos pasur telashe pas ndalimit të dinarit.

    /Insajderi  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark