Pas ankesave të banorëve, Inspektorati i Prishtinës largon mbeturinat nga një objekt i pabanuar në Dardani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas ankesave të banorëve, Inspektorati i Prishtinës largon mbeturinat nga një objekt i pabanuar në Dardani

    Insajderi
    05 April 2024 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kërkesë të banorëve të lagjes Dardania, Inspektorati i Kryeqytetit sot ka ndërhyrë në një njësi banesore private të pabanuar e cila ishte subjekt i inspektimit edhe gjatë viteve të kaluara.

    Lidhur me rastin, Inspektorati i Ndërtimit ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore duke larguar mbetjet inerte dhe mbeturina të tjera dhe duke vendosur rrethoja, gjegjësisht duke e mbyllur qasjen në këtë njësi banesore për të pamundësuar kështu hyrjen e personave të pa autorizuar dhe hedhjen e mbeturinave brenda saj.

    Kështu njoftoi inspektorati përmes një postimi në Facebook.

    “Me këtë rast, Inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë veprimet e parapara ligjore duke larguar mbetjet inerte dhe mbeturina të tjera të cilat ishin hedhur nga persona të papërgjegjshëm në atë hapësirë si dhe duke vendosur rrethoja, gjegjësisht duke e mbyllur qasjen në këtë njësi banesore për të pamundësuar kështu hyrjen e personave të pa autorizuar dhe hedhjen e mbeturinave brenda saj”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark