​Pas anulimit të vizitës në Kosovë, takimi me Trëndafilovën do të zhvillohet online - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pas anulimit të vizitës në Kosovë, takimi me Trëndafilovën do të zhvillohet online

    Insajderi
    30 June 2022 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova e anuloi vizitën e paralajmëruar në Kosovë, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se veprimtaria për komunikim dhe ndërgjegjësim do të zhvillohet tërësisht online.

    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka thënë se kjo bëhet për shkak të preferencës nga një grup i madh i pjesëmarrësve për të marrë pjesë në këtë veprimtari përmes platformës online “Zoom”.

    Në konferencën e rregullt të DhSK-së, ka thënë se kryetarja e DhSK-së e ka shtyrë udhëtimin e saj në Kosovë deri pas periudhës së verës.

    “Në vizitën, në të cilën kryetarja e DhSK-së, që ishte planifikuar më 4 korrik, në Gjilan, tani do të zhvillohet tërësisht online. Duke pasur parasysh preferencën e shprehur nga një numër i madh pjesëmarrësish për t’iu bashkuar eventit nëpërmjet Zoom, kryetarja e ka shtyrë udhëtimin e saj në Kosovë për pas sezonit së verës”, ka thënë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark