Pas aplikimit në BE, Vuçiq paralajmëron tërheqje të njohjes së Kosovës nga disa shtete – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas aplikimit në BE, Vuçiq paralajmëron tërheqje të njohjes së Kosovës nga disa shtete

    Insajderi
    15 December 2022 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dje ka biseduar me përfaqësues evropian dhe amerikane lidhur me situatën në veri të Kosovës.

    Vuçiq pretendon se me dorëzimin e kërkesës për anëtarësim në BE, Kosova ka shkelur të gjitha marrëveshjet, përcjell Insajderi.

    Në kundërpërgjigje për këtë veprim, Vuçiq ka paralajmëruar se do të ketë tërheqje të njohjes ndaj Kosovës nga disa shtete.

    “Do të përgjigjemi sonte. Do të merrni përgjigje për rezolutën 1244 dhe për tërheqjen e njohjes së disa shteteve”, ka deklaruar ai.

    Sipas tij, ajo që po e bëjnë disa vende të BE-së është shkelje e Traktatit të BE-së neni 49. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark