Pas arrestimit, Erion Veliaj reagon i trishtuar: Nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas arrestimit, Erion Veliaj reagon i trishtuar: Nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura…

    Insajderi
    10 February 2025 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook, pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK mesditën e sotme.

    Ai e quajti arrestimin e tij një fund absurd të një kapitulli të gjatë, duke e kritikuar prokurorin e çështjes si një “prokuror lunatik”, që sipas tij është një “fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore.”

    Veliaj e cilësoi këtë ngjarje si kapitullin e parë të një historie më të gjatë dhe u shpreh se tani nuk ka më detyrimin për të heshtur për çfarë ka parë në lidhje me familjen e tij nën çatinë e SPAK-ut.

    Ai theksoi se ka respektuar vijën politike dhe se nuk ka bërë komente për procesin e hapur nga drejtësia, por tani ndjen se është koha të flasë.

    Veliaj shprehu keqardhjen për familjen e tij, për nënën e tij dhe për bashkëpunëtorët e tij, duke theksuar se ai dhe familja e tij nuk kanë lidhje me akuzat për korrupsion.

    Ai përfundoi duke shprehur besimin se e vërteta do të dalë në pah dhe se ajo është më e fortë se çdo pengesë që i bëhet.

    Postimi:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark