Pas arritjes së marrëveshjes për viza, Kurti: Kosova bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas arritjes së marrëveshjes për viza, Kurti: Kosova bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE

    Insajderi
    14 December 2022 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi është arritur marrëveshja për liberalizim të vizave mes Këshillit dhe Parlamentit të Bashkimit Evropian, në të njëjtën ditë kur u nënshkrua aplikimi i Kosovës në BE.

    Kurti përmes një cicërime në Twitter tha se këto dy zhvillime, që u bënë njëkohësisht, dëshmojnë progresin e Kosovës drejt BE’së.

    “Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi kryeministri Kurti në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark