Pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, Muharremaj e Latifi pozojnë nga dreka me speca e qebapa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale, Muharremaj e Latifi pozojnë nga dreka me speca e qebapa

    Insajderi
    10 June 2025 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar dje, 12 tetorin e këtij viti si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Pas caktimit të datës, janë aktivizuar edhe kandidatët e mundshëm për kryetar.

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar një foto me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi.

    Të dy shihen se janë duke ngrenë qebapa e speca së bashku.

    “Kudo ku punoni, qofshi të nderuar e ju bëftë mirë dreka”, shkroi ai.

    Kërkesa e disa partive opozitare ishte që zgjedhjet të mbahen me 12 tetor. 

    “Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”, tha Presidenca. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark