Pas deklaratës së Escobar se Asociacioni do të bëhet, aktivizohet Bojken Abazi: Nëse opozita nuk nënshkruhen kundër “Zajednicës” janë hijena   – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas deklaratës së Escobar se Asociacioni do të bëhet, aktivizohet Bojken Abazi: Nëse opozita nuk nënshkruhen kundër “Zajednicës” janë hijena  

    Insajderi
    15 December 2022 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Më duhet të jem i qartë, ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës”, ka deklaruar i dërguari i ShBA-së Gabriel Escobar, duke kërkuar që me urgjencë të nisin diskutimet për normalizim.

    Për krijimin e Asociacionit Escobar përveç se në Prishtinë foli edhe në Beograd të mërkurën, e kjo e ka aktivizuar një zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje që të aktivizohet në Facebook.

    Boiken Abazi, anëtar i Kryesisë së LVV-së, ka kërkuar që partitë opozitare në Kosovë të  nënshkruajnë një deklaratë sipas tij, kundër “Zajednicës”.

    Por nëse ata nuk e “miratojnë” këtë kërkesë të Abazit sipas tij, “janë thjesht hiena”.

    “Nëse partitë opozitare në Kosovë ia duan të mirën vendit, le të mblidhen e të bëjnë një deklaratë që e nënshkruajnë të gjithë bashkë kundër “Zajednicës” – ky po që do ishte unitet shtet-ndërtues. Për ndryshe, janë thjesht hijena që mezi presin të marrin pushtetin për ta shqyer shtetin”, tha Abazi. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark